Tashmë ka përfuduar procesi i numërimit të votive për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se janë numëruar edhe pjesa tjetër sa i përket votave për kandidatët për deputetë, rezultati i të cilëve do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Sipas tij, kanë mbetur edhe 19 vendvotime, pa u numëruar, të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.

“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar. Rezultati i subjekteve politike është procesuar në web faqën e KQZ’së. Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në ëeb-faqe dhe ndoshta kjo është arsyeja pse po ka paqartësi” pohoi Elezi për Klan Kosova.

Tutje, Elezi, shtoi se votat për kandidatët për deputetë janë numëruar dhe rezultatet do të bëhen të ditura me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi.

“Ndërkaq, poashtu në vendvotim është numëruar edhe pjesa tjetër e fletëvotimit, sa i përket kandidatëve që kanë qenë në garë për deputetë, por rezultati i tyre natyrisht se do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi”, përfundon Elezi.