Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

“Rruga evropiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Verhelyi.

Dy zyrtarë e lartë evropianë përsëriten edhe gadishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.