Përplasja me administratën Trump, gjatë pandemisë Covid-19, bëri që Dr. Anthony Fauci të shpërblehet me një çmimin “Dan David”, që kap shumën prej 1 milion dollarësh, e që ndahet nga Universiteti i Tel Avivit.

Fauci, u shprëblye me këtë çmim për punën e tij gjatë pandemisë, me arësyetimin se “ka folur të vërtetën për pushtetin në një mjedis shumë të ngarkuar”.

Eksperti amerikan, u lavdërua për punën e tij në menaxhimin e pandemisë Covid-19 ndër të tjera.

Kujtojmë që Fauci kishte shumë keqkuptime me ish-presidentin amerikan Donald Trump i cili kishte raste kurrë nuk i pranonte udhëzimet e tij dhe udhëzimet tjera mjekësore të vërtetuara shkencërisht.

Atëkohë, presidenti Trump, patio paralajmëruar edhe shkarkimin e tij por ai nuk arriti këtë pasi që humbi zgjedhjet në SHBA./feminfo.net