Fasulet e zeza, bishtajoret e pasura me lëndë ushqyese të pazëvendësueshme duhet të jenë pjesë e rregullt e regjimit tuaj ushqimor.

Të pasura me fibra, folae, kalium dhe proteina, fasulet e zeza u shpallën nga Kombet e Bashkuara si ushqimi i vitit 2016 (në fakt e gjithë familja e bishtajave).

Çfarë përfitoni nga një filxhan fasule të zeza (të gatuara)
218 kalori
14.5 g proteina
0.7 g yndyrë
40 g karbohidrate
1 g sheqer
16.6 g fibra
5 mg hekuri (28% e nevojës ditore)
84 mg magnez (27%)
259 mg fosfor (37%)
739 mg kalium (16%)
331 mg sodium (22%)
1.3 mg zink (16%)
0.4 mg tiamin (33%)
0.3 mg riboflavin (27%)
folate (36%)

Përfitimet shëndetësore të fasulave të zeza

Përveç proteinave, fasulet e zeza ofrojnë shumë fibra të tretshëm, lëndë ushqyese që zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike dhe ju ndihmojnë të qëndroni më të ngopur për një kohë më të gjatë. Ulin nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por shkaktojnë fryrje dhe kapsllëk

Magnezi i fasuleve të zeza luan një rol të rëndësishëm mbi 300 reaksione enzimatike në trup duke përfshirë metabolizmin, dhe është minerali kyç për shëndetin e kockave gjithashtu.

Burimi: Living