Moti i keq ka shkaktuar probleme në shumë akse rrugore dhe disa aksidente gjatë pasdites së sotme.

Në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, një kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, duke u ndarë përgjysmë, por pa aksidentuar mjete të tjera.

Ministrja Belinda Balluku gjatë një video live raportoi se kanë ndodhur disa aksidente si pasojë e ngricave, por pa dëme serioze.

Ndërkohë që reshjet e dëborës do të vazhdojnë përgjatë gjithë natës, deri pasditen e nesërme. Disa akse janë bllokuar dhe autoriteti rrugor shqiptar bën thirrje të shmangen udhëtimet jo emergjente.

Akset e bllokuara:

RAJONI VERIOR
QARKU DIBER: Akset rrugore me zinxhirë:
-Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis 15-20 cm borë, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë.
RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit.
– Në Ibë rrua ishte e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor. Dhe sapo u hap me nje kalim lëvizjeje.
-Vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie.
RAJONI JUGOR
Qarkullohet normalisht pa zinxhire, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit.

Burimi: TP