Varianti afrikan dhe ai angliz i ashtuquajtur Kent, nuk janë të vetmit mutacione të koronavirusit.

Varianti më i ri është ai brazilian i quajtur “Amazon”, pasi është zbuluar pikërisht në Amazonën braziliane.

Ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello deklaroi se bazuar në analizat e deritanishme, besohet se ky variant është 3 herë më ngjitës.

Ai shton se Brazili e ka situatën nën kontroll dhe se lajmi i mirë qëndron në faktin se po, vaksina vazhdon të jetë efektive edhe ndaj këtij virusi.

Burimi: Aljazeera