Aktorja e famshme Jennifer Aniston mbushi sot 52 vjeçe. Në jetën e saj nuk ka një bashkëshort aktualisht, as fëmijë dhe që këu fillon paragjykimi sipas saj.

Në një shënim me rastin e ditëlindjes, aktorja flet për disa fenomene nga të cilat duket se nuk shpëton as kur je e famshme dhe kudo! Si përshembull nëse të kap mosha 40 vjeçe pa fëmijë je e pafat!

Jennifer Aniston: Të mos kesh fëmijë nuk është problem për mua, por më shumë është për të tjerët që mendojnë: Nëse në moshën 40 vjeç nuk je nënë, je e pafat! Mbase të mos kesh fëmijë nuk është qëllimi im në këtë planet.

Ndoshta kam gjëra të tjera për të bërë. Ekziston një presion mbi gratë që të jenë nëna. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë, gjykohen gabimisht.

E njëjta gjë ndodh në marrëdhënie. Kur një çift ndahet është gruaja ajo që tallet. Ajo që u la mes trishtimit dhe vetëm. Është ajo që quhet e dështuar.

Kur ishte hera e fundit që keni dëgjuar për një burrë të divorcuar, pa fëmijë dhe i etiketuar si plakaruq?

Ka pasur periudha të vështira, por në fund të fundit kjo është e vetmja jeta jonë dhe nuk do të doja të qëndroja e mbyllur në një marrëdhënie nga frika që të mos ngelesha vetëm, nga frika se mos nuk do mund të mbijetoja.

Të qëndrosh në një martesë nga frika nuk është respekt ndaj jetën tonë!