Mutacioni Kent do jetë dominues në pjesën më të madhe të botës. Këtë e thotë shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike në Britaninë e Madhe.

Sharon Peacock tha për BBC se varianti i ri që fillimisht u gjet në Kent ka pushtuar gjithë Anglinë dhe do pushtojë gjithë botën, me shumë gjasa. Ky mutacion është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende të botës.

Për herë të parë u identifikuar në shtator të 2020-ës në Anglinë jug-lindore.

Ky mutacion i ri e bën virusin më lehtësisht të transmetueshëm.

Sharon Peacock në fund shton: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë”.

Burimi: BBC