Një tjetër libër me poezi iu shtua letërsisë shqiptare.

Fjala është për veprën “Lavdi Vetes”, një vepër e krijuar nga shkrimtarja shqiptare, Vlora Konushevci.

“Libri jem i parë me poezi “Lavdi Vetes” doli prej shtypit. Mirënjohje të pafundme për durimin, leximin e panumër drafteve, inkurajimin dhe ndihmën e pakursyme Bekimit“, ka shkruar autorja.

Bëhet me dije se redaktor i i librit është Gazmend Bërlajollit, të cilin Konushevci e falënderon  për punën, vlerësimin dhe këshillat e dobishme!

“Një̈ mal falënderimesh për familjen dhe shoqet e mia që i kam lodhë me lexim e rilexim të poezive ndonjë ̈herë edhe me detyrim, ju dua”, ka thënë Konushevci.

“Ledia Dushit përjetë mirënjohëse për leximin dhe parathënien e thurur me aq vëmendje dhe dashuri”, shton ajo.

Financimin e këtij libri e ka bërë Ministrinë̈ e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Libri përmban katër cikle, katër dekada të njohjes së vetes, jetës, dashurisë e mësimeve.

“Nuk po zbuloj ma shumë, në vijim e keni një copë prej poezisë̈ Lavdi Vetes”, përfundon postimin shkrimtarja Vlora Konushevci. /feminfo.net