Albumi më i ri i yllit të muzikës botërore, Rita Ora, është gati.

Artistja do ta publikoj këtë projekt të ri më 12 shkurt, në kohë si dhuratë për Pavarësinë e Kosovës.

Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të promovojë veshjet e veriut të Shqipërisë dhe ja si do të duket.

Albumi titullohet “Bang” dhe porositë për ta pasur kanë filluar para kohe.

Ajo ka bashkëpunuar për këngët me Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Khea.

Vetë Rita shfaqet kuqezi në promon e albumit dhe në një postim falënderon Valdrin Sahitin që ia realizoi veshjen popullore në kohë, për festën e Kosovës.

Rita nuk e ka fshehur asnjëherë nga vjen dhe vazhdimisht e ka promovuar vendin e saj./feminfo.net