Procesi i akreditimit të medieve vendore dhe të huaja të cilat kanë bërë kërkesë për të përcjellë procesin e votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit është i madh.

Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, janë deklaruar për Ekonomia Online, duke bërë të ditur se mediat kanë kohë edhe sot për të aplikuar në KQZ për të marrë akreditimin.

 Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se procesi i akreditimit është i domosdoshëm për të përcjellë punën edhe në Qendrat e Numrit të Votave, pas ditës së zgjedhjeve.

“Sot, në orën 18:00, përmbyllet afati për aplikimin e mediave për t’u akredituar për zgjedhjet e së dielës. Akreditimi është i nevojshëm për përfaqësuesit e mediave për të pasur qasje në qendra të votimit, por edhe për të përcjellë procesin pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.