Ekipi i politikave dhe rregullave të rrjetit më të madh social në botë Facebook, ka vendosur se do të largojë postimet të cilat dezinformojnë publikun në lidhje me vaksinat kundër COVID-19.

Për çdo postim të tillë, profili do bllokohet përkohësisht, ndërkohë që një përsëritje e shkeljes së rregullave do të rezultojnë në pezullim të menjëhershëm.

Vendimi i Facebook vjen në një kohë kritike të administrimit të vaksinave, ku sipas sondazheve pjesa më e madhe e atyre që refuzojnë të vaksinohen, e kanë këtë qendrim si pasojë e ekspozimit në teoritë konspirative në internet dhe sidomos në rrjetet sociale.