Rupert Grint u bë i famshëm falë rolit të tij si Ron Weasley tek Harry Potter, por refuzon ta shikojë filmin që i dha kaq shumë.

Ka parë vetëm 3 premierat e para dhe pastaj ka ndaluar.

32-vjeçari tregoi se ndoshta tani që është bërë baba do t`i duhet t`i shikojë me vajzën e tij, kur ajo të rritet edhe pak.

Rupert ka qenë pjesë e 8 filmave “Harry Potter”, një nga më të ndjekurit jo vetëm nga moshat e vogla, po gjithsesi nuk mbetet i vetmi që nuk i shikon filmat ku luan. Aktorë të tjerë ndër vite kanë pranuar se prej emocioneve, pasigurisë ose thjesht mungesës së dëshirës nuk e shikojnë veten teksa luajnë.

Burimi: Metro