Aknet janë problemi më i zakonshëm i lëkurës nga të cilat shumica e vajzave dhe djemve kanë vuajtur që në vitet e para të pubertetit.

Shumë prej nesh mund të mendojnë se pas adoleshencës, këto të fundit nuk do të shfaqen më, por ajo që nuk dimë është se aknet dhe puçrrat kanë pas tyre një sërë faktorësh,

Çrregullimet hormonale janë rezultat i çrregullimeve të sistemit endokrin gjë e cila manifestohet me problemet e lëkurës. Nëse vuani nga puçrra hormonale, nuk jeni vetëm. Në vend të shpenzimeve marramendëse, provoni të eliminoni nga dieta ushqimet dhe përbërësit e mëposhtëm. Këto të fundit çekuilibrojnë hormonet tuaja dhe shkaktojnë inflamacion.

1. Bulmeti

Shumë produkte të qumështit përmbajnë hormone sintetike që kontribuojnë në prodhimin e hormoneve të tepërta në trup. Qumështit është edhe një nga shkaqet kryesore të sindromës leaky guy. Ajo mund të shkaktojë inflamacion në trup, duke zhvilluar puçrra fytyre dhe probleme të tjera.

2. Soja

Soja përmban phytoestrogens që mund të çekuilibroj hormonet.

3. Gluten

Gluteni është i ngjashëm me qumështin në mënyrën si ndikon në trupin e njeriut. Gluteni shkakton inflamacion në zorrë dhe mund të prishë nivelin e hormoneve.

4. Vaj luledielli

Ky vaj gatimi e të tjerë  përmbajnë më shumë acide yndyrore omega-6 sesa acide omega-3 yndyrore. Një sasi e madhe e omega- 6 në trup mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës gjatë periudhave të pikut të estrogjenit.

5. Kafeina dhe çaji mund të largojnë nga trupi mineralet thelbësore të organzimit si vitamina B, magnez dhe zinkut.