Vepra më e re e artit e Alexsandro Palombo titullohet “Once upon a time Lady Diana”.

Në pikturat murale shfaqet Lady Diana me kurorën në kokën, por kokën në WC duke vuajtur nga bulimia me mbishkrimin: E uritur për dashuri.

Në një tjetër shfaqet sërish Diana, topless mbi trupin e të cilës shkruhet: Princi sharmant nuk ekziston.

Fotoja e fundit pastaj është sërish Diana, por këtë herë me princin Charles, mbi të cilin Diana shkruan të njëjtën fjali, se princi nuk ekziston.

Figura e saj është shndërruar në kukull Disney, por qëllimi është të sensibilizojë në luftën kundër bulimisë si dhe çështjet e barazisë gjinore./feminfo.net