Përmes një njoftimi për medie, Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është caktuar një muaj paraburgim ndaj N.K  i cili dyshohet se dhunonte seksualisht një të  mitur.

Përmes komunikatës, gjykata jep detaje se akti i dhunshëm kishte ndodhur derisa e mitura gjendej e vetme në shtëpi, N.K kishte hyrë dy herë brenda ditës në shtëpinë e saj duke e goditur në fytyrë dhe më pas ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë që Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, dhunimi.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur.

Gjithashtu zyrtarët e drejtësisë bëjnë të ditur se kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, derisa shtojnë se  ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./feminfo.net