Në fund të janarit, u bë e ditur se 3 pacientë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri anglez të COVID-19. Kjo u konfirmuar pasi 30 mostra të infektuara me koronavirus u dërguan për hulumtim në Berlin.

Por mikrobiologu Lul Raka, i cili ka qenë i ftuar në Programin e Mëngjesit në T7 ka thënë se varianti i ri i COVID-19 ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga 5 janari.

 “Zyrtarisht i kemi rastet e para të infektuara në Kosovë. Këto mostra të cilat kanë dalë pozitive kanë qenë pozitive me 5 janar. Infektimi i këtyre personave ka ndodhur në fillim të vitit. Shqetësim ka në gjithë botën për shkak të varianteve, por duhet të kemi parasysh që ndryshimet gjenetike janë normale të viruset. Koronavirusi është aronavirus dhe mutacionet ndodhin gjithmonë”, u shpreh Raka.

Mikrobiologu kosovarë ka potencuar se të dhënat fillestare kanë treguar se nuk ka ndonjë dallim të madh nga varianti i parë.

Raka, tha se shqetësuese është fakti që variantet e reja  përhapen më lehtë, andaj sipas tij infektimi i qytetarëve mund të jetë më i lehtë./femmagazine