Nga dita e parë që hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe deri ditën e largimit, stili i Melania Trump duket më i sofistikuar, edhe pse në të shumtat e daljeve publike është komplimentuar për zgjedhjet që ka bërë dhe stilin klasik.

Në ditën e inaugurimit ajo u shfaq me një fustan ngjyrë blu të Ralph Lauren, ndërsa ditën e largimit Melania Trump zgjodh të zezën, një fustan të markës luksoze Dolce&Gabbana, këpucë Louboutin 795 dollarë, një xhaketë të markës Channel që kushton 5,600 dollarë dhe syze nga marka Bottega Veneta 440 dollarë.

Ndërsa aksesori që mori më shumë vëmendje ishte çanta e saj me lëkurë krokodili, e markës Hermes Birkin. Dizajnerët dhe ekspertët kanë vlerësuar se vetëm çanta e Melanias kushton rreth 70 mijë dollarë.

Melania nuk preferoi të zgjidhte asnjë stilist amerikan në veshjen e ditës së largimit nga Shtëpia e Bardhë, a mund të quhet mesazh politik?.