Tashmë masat kufizuese që ishin në fuqi deri në fund të janarit në Gjermani, do të shtyhen deri më 14 shkurt.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo ka dhënë një njoftim lidhur me masat e reja për qytetarët kosovarë në Gjermani

NJOFTIM
Në mbledhjen e Kancelares Merkel me kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto vendime:
Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri më 14 shkurt.
Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.
Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.
Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.
Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.
Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.

Burimi: AlbInfo