Artisti kosovar Alken Pozhegui ka vazhduar aktivitetin e tij artistik. Kësaj radhe na vije me një punim të veçantë, portretin e Presidentit të Amerikës, Joe Biden, të punuar me fara dhe drithëra.
Ai është shprehur se këtë punim e ka bërë në shenjë falënderimi për rolin e Presidentit Binden për Kosovën.
Punimin e artistit nga Gjakova e ka prezantuar edhe Euro News.
Kujtojmë që tashmë e gjithë vëmendja e opinionit botëror është në zhvillimet në SHBA, pasi që nesër do të jetë ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden./femmagazine.net