Gazetari i njohur Sokol Balla është bekuar përsëri me një fëmijë. I ftuar në programin ‘Fit Station’ në ‘News 24’, ai ka rrrëfyer se është bërë baba për herë të tretë. Para një muaji ai dhe partnerja e tij kanë sjellë në jetë një vajzë dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi.

E vogla është pagëzuar me emrin Brooklyn dhe siç u shpreh Sokoli në intervistë, do të llastohet shumë nga babi.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndjehem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë.Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur por si e thashë anoj te babai që i llastoj fëmijët”, rrëfeu gazetari.

Sokol Balla është gjithashtu babai i një djali me emrin Kolin dhe i një vajze me emrin Bellen./Burimi: Living