Aktorja Tanya Roberts, e cila u raportua nga CNN dhe media të tjera se kishte vdekur, në fakt është gjallë. Lajmin se ka ndërruar jetë e dha publicisti i saj i vjetër, Mike Pingel dhe po ai e ka mohuar më vonë për CNN.

Pingel tha se ai u njoftua të dielën në mbrëmje nga partneri i aktores, Lance O’Brien, se Roberts kishte vdekur.

Në një telefonatë të hënën në mbrëmje, O’Brien i tha CNN se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj dhe u largua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai duke besuar se do të ishte hera e fundit që u pa me të.

Të hënën në mëngjes, O’Brien u njoftua nga spitali se Roberts është ende gjallë, sipas Pingel dhe O’Brien. Ata thanë se ishte një rastësi që O’Brien po bënte një intervistë me Inside Edition kur telefonoi spitali.

“Jam shumë i lumtur”, tha O’Brien për Inside Edition kur mori telefonatën.

Roberts u shtrua në spital në Los Angeles më 24 dhjetor, pasi ajo u rrëzua në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një shëtitje me qentë. Ajo mbetet në gjendje kritike, sipas Pingel dhe O’Brien.

Roberts ka një karrierë në televizion dhe film prej më shumë se 30 vjetësh.

Ajo luajti gjeologen Stacey Sutton në ‘A View to a Kill’, përballë Roger Moore dhe u shfaq në “That 70s Show” si nëna e Donna Pinciotti.

Burimi: Class