Spekulimet po shtohen për vendndodhjen e miliarderit kinez Jack Ma, i cili nuk është parë në publik për më shumë se dy muaj.

Ma, bashkëthemeluesi dhe ish-kryetari i firmës Alibaba, në fund të tetorit qëndroi përkrah zyrtarëve të lartë dhe mbajti një fjalim të prerë ku kritikoi rregullatorët kombëtarë. Fjalimi i tij raportohet se zemëroi presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Kjo përplasje solli një penalizim në kuotimin në tregjet e bursave për mekanizmin financiar të kompanisë Alibaba, duke i bllokuar një operacion prej 37 miliardë dollarësh, më i madhi i këtij lloji.

Jack Ma ishte zëvendësuar në nëntor në episodin e fundit të një spektakli për sipërmarrësit e rinj të quajtur “Heronjtë Afrikanë të Biznesit”. Një zëdhënës i Alibaba ka deklaruar se ndryshimi u bë për shkak të mos rakordimit të orareve dhe nuk dha shpjegime të mëtejshme.

Postimi i fundit i Ma në rrjetet sociale daton në muajin tetor të 2020-ës. Kompania Alibaba po hetohet aktualisht nga autoritetet kineze nën dyshimin për sjellje dominuese në treg.

Vëzhguesit janë të kujdesshëm në nxjerrjen e ndonjë konkluzioni, me kaq pak informacion të konfirmuar. Ndërkohë  BBC citoi një punonjës të Alibaba duke thënë se Ma shpesh merr pushim para vitit të ri kinez, në shkurt.

 

Burimi: The Guardian