Aktorja amerikane, Emma Stone është shtatzënë dhe lajmi më në fund është konfirmuar. Që në shtator kanë qarkulluar lajmet se aktorja 32-vjeçare po pret një fëmijë, por vetëm tashmë gjithçka është konfirmuar falë paparacëve.

Këta të fundit e kanë fotografuar Emmën gjatë një shëtitje të saj. Aktorja shfaqej e veshur me të zeza dhe binte në sy barku i rrumbullakosur.

Emma është e fejuar me aktorin Dace McCary dhe sipas burimeve pranë dyshes ata janë shumë të lumtur që do bëhen prindër.

Aktorja po kujdeset shumë për veten gjatë shtatzënisë dhe po pret me padurim të bëhet mama.