Me një foto nga spitali, Gent Zenelaj ka treguar se ka luftuar për 14 ditë me virusin ‘Covid-19’.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë”, ka shkruar aktori duke mos harruar për të falenderuar të gjithë stafin mjekësor që është kujdesur për të gjatë momenteve delikate që ka qenë i infektuar me virus.

Vetëm pak ditë më parë, Genti tregoi se humbi babain nga jeta duke i dedikuar atij fjalët më të ndjera.

Postimi i Zenelajt vjen në një kohë ku vëmendja dhe kujdesi për t’u ruajtur nga ‘Covid-19’ nuk duhet humbur, në mënyrë që çdokush të ruhet për shëndetin personal dhe të njerëzve më të dashur të tyre.