“Spitalet në disa qytete janë të tejmbushura. Shpërndarja e vaksinave nuk po bëhet aq shpejt sa duhet. Vdekjet janë të vërteta”, tha këtë fundjavë Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, duke iu referuar 350,000 Amerikanëve që kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Situata mund dhe ka të ngjarë të përkeqësohet brenda dy javëve të ardhshme,” thotë ai. Një mënyrë për të ndaluar mbitensionin dhe për të shpëtuar jetë, sipas Fauci, është të shmangni vendet ku mund të infektoheni me koronavirus.

Ai rendit disa nga vendet që nuk duhet të frekuentohen gjatë kësaj periudhe:

1. Mos u takoni me miqtë dhe familjen në ambiente të mbyllura

Sipas Faucit kjo është e vështirë, por tubimet në ambiente të mbyllura janë një nga shkaqet kryesore të valës aktuale të Covid.

2. Mos shkoni në bare ose restorante

Fauci shumë herë ka paralajmëruar për mos frekuentimin e restoranteve dhe bareve. Sipas tij kur jeni në një restorant dhe veçanërisht nëse jeni pa ajrosje të mirë, atëherë është problem, por baret janë veçanërisht problematike sipas tij.

3. Protestat janë “Krijimi i përsosur për përhapjen e virusit”

Protestat janë një sistem i përsosur për përhapjen e virusit dhe duhet të shmangen për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

4. Kini kujdes në Shtëpitë e Adhurimit

Dr. Fauci ka paralajmëruar shmangien e tubimeve në ambientet e brendshme dhe sipas tij  të jesh në një shtëpi adhurimi do të ishte një vend i rrezikshëm.

5. Si të mbijetojmë në këtë pandemi

Megjithëse vaksina është “një dritë shprese”, thotë Fauci, vetëm 4 milion amerikanë janë vaksinuar, shumë më pak se 70 deri në 90% që nevojitet për imunitetin e tufës dhe kthimin në “normalitet”.

Fauci thekson se pa marrë parasysh se ku jetoni duhet të vishni një maskë fytyre, të mbani distancë sociale, të shmangni turmat e mëdha, mos shkoni në shtëpi me njerëz me të cilët nuk jetoni, praktikoni higjienën e mirë, vaksinohuni kur vaksina të vihet në dispozicionin tuaj dhe për të mbrojtur jetën tuaj dhe të të tjerëve.

Burimi: Eatthis