Covid-19 po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, ndërkohë që shumë vende janë lënë në fuqi masa të rrepta kundër këtij virusi. 

Tashmë është më e rëndësishme se kurrë të dini shenjat që mund të shfaqni nëse infektoheni me Covid.

Në veçanti “renditja e simptomave ka rëndësi”, thotë Joseph Larsen, kandidat për doktoraturë në USC Dornsife dhe autor kryesor i një studimi rreth renditjes së simptomave COVID.

“Të dish që çdo sëmundje përparon ndryshe do të thotë që mjekët mund të identifikojnë më shpejt nëse dikush ka të ngjarë të ketë COVID-19, ose një sëmundje tjetër, e cila mund t’i ndihmojë ata të marrin vendime më të mira për trajtimin”.

Shenja e parë që mund të shfaqni nëse infektoheni me Covid është zakonisht ethe.

Nëse keni temperaturë mbi 38, mund të keni COVID. Kjo është një tjetër shenjë e zakonshme.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, thotë se COVID-19 zakonisht përfshin “ethe, kollë, lodhje, anoreksi”, që do të thotë humbje e oreksit, “gulçim dhe “që do të thotë dhimbje të muskujve.

Burimi: Eatthis