Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka festuar natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja shihet teksa kërcen valle shqipatre me vëllanë e saj Florent Rexha. Atmosfera duket mjaft e ngrohtë dhe ndërkohë që këngëtarja kërcen e këndon me vëllanë, të pranishmit brohorasin dhe i duartrokasin.

Vetëm 6 ditë më parë, ashtu siç kishte premtuar, Bebe Rexha ka përfunduar shtëpinë e parë të ndërtuar rishtas në Bubq pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

“Shtëpia 1 është bërë! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve të tërmetit në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për tu parë. Dashuri për familjen në Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë”, shkruan Bebe Rexha.

Burimi: Tirana Post