Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris ka marrë mëngjesin e sotëm dozën e parë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit.

Ashtu si shumë personalitete të tjerë ajo bëri vaksinën live në televizion këtë të martë duke u bërë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë për t’i treguar publikut.

Gjithashtu Presidenti i zgjedhur Joe Biden mori dozën e të parë të vaksinës javën e kaluar.

Harris është paraqitur në spital pak përpara orës 11 dhe është fiksuar nga kamerat duke i thënë infermieres: “Në rregull, le ta bëjmë!”

Pasi marrjes së vaksinës Harris është shprehur se mezi e ndjeu atë dhe i ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.

“Unë mezi e ndjeva atë. Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Unë i nxis të gjithë: kur të jetë radha juaj, vaksinohuni.”, ka thënë Harris.

 

Burimi: The Guardian