Princ Leka ka dhënë një intervistë për një revistë franceze ku për herë të parë ka treguar për lindjen e të bijës, Geraldinës.

I pyetur se kur do t’ia prezantojnë princeshën gjithë familjarëve, princi thotë se ata kanë ndjekur traditën shqiptare kur nëna dhe bebi qëndrojnë disi të izoluar në 40 ditët e para pas lindjes së bebit edhe pse tashmë familjarët e afërm e kanë takuar. Ndërkohë që princi shpreh keqardhjen që nuk mundën të udhëtojnë për shkak të pandemisë.

“Është një fëmijë i qetë, ushqehet mirë dhe na dhuron shumë shpesh buzëqeshje të bukura. Mezi po i presim qeshjet e saj të para”.

Meqë jemi në periudhë festash Leka ka rrëfyer se e vogla e tyre ka marrë shumë dhurata, mes tyre edhe një pjesë muzikore për piano, kompozuar nga një muzikant spanjoll.

Ndërkaq nuk ka harruar të përmendë përkujdesjet e Elias dhe marrëdhënien e vogëlushes me të ëmën se ajo ia njeh tashmë zërin dhe se përveç ndonjë nate kur qan, princesha ka një energji të jashtëzakonshme.

Së bashku me këtë intervistë janë publikuar edhe disa foto të reja ku mund të dallojmë më mirë se kujt i ngjan vogëlushja.