Drejtuesit e Teatrit “Adriana” në qytetin e Ferizajt e kanë cilësuar si të suksesshëm vitin që po e lëm pasë, pavarësisht sfidave që solli situata e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Sipas tyre, ky institucion skenik, në këtë vit pandemik, ka arritur që suksesshëm të realizoj dy shfaqje serioze: ‘Kontrolli dhe Makina e Dashurisë’ dhe ‘Vizita e Zonjës Plakë’.

“Kjo për ne si institucion, është një arritje e jashtëzakonshme në kushte po aq të pazakonshme.

 

 

Falënderojmë të gjithë regjisorët, aktorët, punëtorët kreativ e teknik, që me një angazhim vetmohues, kanë bërë të mundur një përmbyllje të bukur të një viti të vështirë,” thuhet në një njoftim të publikuar nga ky institucion.

Gjithahstu bëhet e ditur se publiku i Ferizajt, gjithmonë është aty, për t’i dhënë duartrokitjet të gjithë aktorëve e teatërbërësve që prezantojnë në skenën e Teatrit “Adriana”.

Përfaqësuesit e teatrit kanë uruar për një vit të mbarë, duke paralajmëruar aktivitete të shumta përgjatë vitit 2021./femmagazine.3klikanet.local