Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim familjen e kompozitorit të shquar shqiptar, Gjergj Kaçinari.

Këtë e ka bërë të ditur e para e kulturës përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Dumoshi, ka bërë të ditur se me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohje post mortum për kompozitorin e shumë veprave muzikore, Gjergj Kaçinari.

“Në nderim të jetës dhe veprës së Gjergj Kaçinari, për kontributin e madh artistik/muzikor, kam ndarë mirënjohje post mortum. Takova Greta Kaçinarin dhe vajzën e tyre, ku biseduam dhe kujtuam veprimtarinë e kompozitorit të shquar të kohës”, përfundon postimin ministrja Dumoshi./femmagazine,net