Diarreja është problem shëndetësor që mund të shfaqet papritur dhe ka gjasa të zgjas me ditë të tëra.

Në këtë artikull, që sjellë Fem Magazinë, jepen infromacione rreth diarresë akute, e cila zakonisht shfaqet tek fëmijët.

Në shumicën e rasteve, diarreja shfaqet me simptoma të lehta dhe kalon brenda disa ditës, pork a raste kur ky problem mund të zgjas me ditë të tëra.

Rreziku kryesor, kur një fëmijë vuan nga diarreja është mungesa e lëngjeve në trup, e që shkaktojnë dehidrim.

Ekspertët shëndetësor, rekomandojnë që gjatë fazës kur fëmija vuan nga diarreja, t’i jepen shumë substance të lëngshme për të mirë, e në vecanti medikamenti adekuat që ndihmon në rehabilitimin e organizimit.

Gjithashtu, në rst të dehidrimit si pasojë e diarresë, në vazhdimësi duhet të inkurajohen fëmijët që të hanë dhe pijnë ushqime të cilat nuk provokojnë jashtëqitje.

Padyshim se sikur për çdo sëmundje tjetër, konsultimi me mjekun është mëse i nevojshëm.

Çfarë e shkakton diarrenë akute tek fëmijët?

Infeksioni i zorrëve (gastroenteriti) është shkaktari më i zakonshëm.

Pra një infeksion apo virus mund të shkaktoj diarre tek fëmijët.

Viruset përhapen lehtësisht nga personi në person, përmes kontakteve të drejtpërërdjeta, por ka shumë shanca që ato të vijnë edhe nga ushqimet e pasigurta.

Infeksioni me një virus të njohur si Rotavirus është shkaku më i zakonshëm i diarresë tek fëmijët.

Adenovirusi, gjithashtu është një tjetër shkak që provokon diarrenë, përcjellë Fem Magazinë.

Helmimi nga ushqimi, ka shumë të ngjarë të shkaktoj diarre.

Infeksioni që vije nga helmimi nga ushqimi zakonisht shkaktohet nga një mikrob i quajtur bakter. Shembuj të zakonshëm janë speciet e baktereve të njohura në terminologjinë mjekësore si Campylobacter, Salmonella dhe Escherichia Coli.

Uji i ndotur nga bakteret ose mikrobe të tjera është një tjetër shkaktar  I shfqajes së infeksionit që sjellë diarre, e kjo ndodhë sidomos në ato zona ku problemet me infrastrukturën e kanalizimit janë evidente.

Por ka edhe shkaktarë të tjerë jo-infektive që provokojnë diarre tek fëmijët.

Për shembull, inflamacion i zorrës që vije nga intolerance në ushqim.

Nuk janë të pkta rastet kur problemet me diarrenë bëhet të shpeshta tek fëmijët, duke krijuar kështu një problem akut.

Cilat janë simptomat e diarresë akute infektive tek fëmijët?

Simptomat mund të shkojnë një shqetësim të lehtë të stomakut për një ose dy ditë me diarre të lehtë, pork a raste kur ajo është edhe më e rënduar.

Diarre do të thotë jashtëqitje (feces) dhe në rastet kur fëmija vuan nga ky problem, jashtëqitja është shumë e holluar.

Kur problem është më serioz, jashtëqitja mund të përcillet edhe me gjakderdhje.

Dhimbjet në stomak janë të zakonshme për këtë problem shëndetësor dhe se atom und të largohen me largimin e diarresë.

Por krahas dhimbjes, si rezultat i diarresë, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si të vjella, temperaturë e lartë, ethe, dhembje e gjymtyrëve dhe dhimbje koke.

Diarrea zakonisht zgjatë 3-5 ditë, por ajo mund të vazhdoj edhe shumë më gjatë.

 A ka nevojë fëmija im për ndonjë test?

Në shumicën e rasteve, tek fëmijët diarrea shfaqet në formë të lehtë dhe se gjendja shëndetësore përmirësohet brenda disa ditësh pa ndonjë trajtim tjetër përveç kosnumimit të lëngjeve dhe një diete në ushqim.

Ka raste kur ajo kalon pa ndonjë vizitë mjekësore.

Sidoqoftë, në disa rrethana, sidomos kur diarrea zgjatë më shumë se sa parashihet nga studimet mjekësore, duhet që prinderit patjetër të kërkojnë këshilla mjekësore për fëmijën.

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë mjektë për prinderit të cilët kërkojnë këshilla janë:

Udhëtimet e fundit jashtë vendit.

Nëse fëmija ka qenë në kontakt me dikë me simptoma të ngjashme.

Nëse fëmija ka marrë së fundmi ilaçe me antibiotikë.

Nëse fëmija ka qenë i shtruar kohët e fundit në spital.

Këto informacione, ndihmojnë mjekët për të arritur deri tek shkaku i mundshëm që ka provokuar diarrenë.

Në këto raste mjetë ekzaminojnë fëmijën, duke analizuar mungesës së lëngjeve në trup, kontrollojnë temperaturën dhe rrahjet e zemrës. Gjithashtu duhet ekzaminuar barku i fëmijës.

Cili është trajtimi për diarrenë infektive tek fëmijët?

Diarreja shpesh qetësohet brenda disa ditësh, pasi sistemi imunitar i fëmijës zakonisht është në gjendje të pastrojë infeksionin.

Fëmijët zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Ndonjëherë, pranimi në spital është i nevojshëm nëse simptomat janë të rënda, ose në rastet kur paraqiten komplikime.

Lëngje për të parandaluar dehidrimin

Në vazhdimësi, duhet inkurajuar fëmijët që vuajnë nga diarrea që të konsumojnë shumë lëngje. Kjo për shkak të parandalimit të dehidrimit.

Lëngjet e humbura si rezultat i diarresë apo të vjellave, duhet patjetër të sëvendësohen, në mënyrë që të parandalohen komplikimet.

Fëmija, duhet të vazhdoj të ushqyerit në formë normale por me kujdes të shtuar, duke përzgjedhë produkte ushqimore të cilat nuk provokojnë sëmundjen.

Rreptësisht ndalohet që fëmija të konsumoj lëngjet të gazuara.

Në rast se diarrea, paraqitet tek foshnjat nën 6 muajsh, rreziku është më i madh dhe së në këtë rast patjetër që duhet konsultuar mjeku specialist.

Një përparësi në këtë rast është tek ato foshnja të cilat ushqehen me qumësht gjiri.

Medikamentet rehidratuese mund të aplikohen vetëm më aprovim të mjekut dhe se ato duhet blerë në farmaci./femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Patient.info