Një 75-vjeçar në Izrael ka ndërruar jetë dy orë pasi bëri vaksinën e Koronavirusit. I moshuari raportohet se kishte patur edhe më herët problem me zemrën.Ai u vaksinua në orën 8.30 në një klinikë në Clalit.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Chezy Levy, njoftoi se ka nisur një hetim në lidhje me këtë incident. Levy vuri në dukje se gjetjet fillestare nuk tregojnë një lidhje midis vdekjes së burrit dhe vaksinimit të tij.

Kujtojmë se kur Pfizer paraqiti të dhënat e saj të sigurisë në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA në fillim të Dhjetorit, u zbulua se dy pjesëmarrës në provë kishin vdekur pasi morën vaksinën.