Sportisti shqiptar Klavio Meça ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Kmiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Klavio Meça ka përfaqëusuar vendin në dhjetra gara ndërkombëtare në not dhe ka pasur një sërë arritjesh sportive.

Ndërkohë që në Kampionatin Botëror në Hungari, Meça vendosi rekord të ri kombëtar në not ‘400 metra stil i lirë’.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe. Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Lidhur lajmin e hidhur ka reaguar edhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, e cila ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit Klavio Meça. Ai studionte në Amerikë dhe në 2019-ën kishte qenë pjesë e grupit të studentëve “The very smart, sëeet and easygoing”.