Me rastin e Krishtlindjeve, ylli i Friends, Jennifer Aniston, bëri këtë postim:

 

Fotoja u bë pas pak kohësh, pjesë e një debati të gjatë mes njerëzve në Twitter.

Në dekorin prej gruri, janë të gdhendura fjalët “Pandemia jonë e parë 2020”.

Nuk dihet me siguri nëse zbukurimi është i saj, por sidoqoftë, njerëzit nuk janë të lumtur që Aniston po “kujton një situatë që ka qenë shumë e errët për të gjithë”.

Disa e quajtën postimin “e pandjeshëm”, “pa lidhje” dhe “një lloj injorimi ndaj gjithë njerëzve që vuajtën”.

“Gëzuar për pandeminë tonë të parë, ku vdiqën miliona njerëz! Le ta festojmë me një zbukurim Krishtlindjesh”, shkroi dikush në Twitter.

Qindra komente të tjera shkruanin se si veprimi ishte i gabuar dhe se “të gjithë të famshmit këtë vit, janë treguar të papjekur”.

Sidoqoftë, ka patur dhe nga ata që mendonin se zhurma ishte e panevojshme dhe se përpara Jennifer Aniston, që postoi vetëm një zbukurim Krishtlindjesh, të famshëm të tjerë kanë thyer rregullat e karantinës dhe pandemisë dhe “nuk janë kryqëzuar kaq shumë”.

Burimi: Anabel