Derisa stina e pranverës zakonisht vjen me lajme të mira për shëndetin, ditët e ftohta të dimrit, shkaktojnë shumë probleme në shëndetin e njeriut. 

Gjithashtu, dimri është edhe stina kur shfaqen shumë viruse por edhe kjo stinë nuk përjashton problemet me alergji të shumta.  Për fat të keq, situata sivjet është edhe më e rënduar, psi që njerëzimi po përballet edhe me pandeminë Covid-19.

Ankthi mund të rritet edhe më shumë, dhe natyra e problemit shëndetësor me alergjinë mund të jete edhe më komplekse, pasi që simptomat janë të ngjajshme me gripin sezonal por edhe atë të koronavirusit.

Por, edhe nëse vuani nga alergjia, nuk ka asnjë arsye për panik. Ekzistojnë gjithashtu disa ndryshime të mëdha midis dy grupeve të simptomave.

Në vazhdim Fem Magazinë sjellë disa informacione të ekspertëve të cilat ndihmojnë të bëni dallimin midis koronavirusit dhe alergjive sezonale.

Kolegji amerikan i alergjisë, astmës dhe imunologjisë thekson se alergjitë në përgjithësi ndodhin kur sistemi juaj imunitar reagon shumë ndaj diçkaje që është zakonisht e padëmshme tek të tjerët. Për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale, kjo do të thotë që trupat e tyre nuk reagojnë mirë ndaj alergjenëve si poleni, bari por edhe substanca të tjera.

Simptomat që shoqërojnë shpesh alergjitë përfshijnë:

Rrufë, hundë të zënë, teshtitje
Frymëmarrje e vështirësuar ose gulçim
Kolle e thate
Lodhja
Dhimbje koke

Përveç këtyre simptomave, Marc F. Goldstein, shefi i alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Pensilvanisë dhe këshilltar mjekësor në Curist, shpjegon se personat me alergji sezonale mund të përjetojnë edhe kruajtje, lotim ose fryrje të syve. Gjithashtu mund të kenë edhe kruarje të hundës, fytit dhe veshëve. Ai gjithashtu shton se njerëzit me astmë mund të kenë përkeqësim të simptomave.

Për sa i përket simptomave të COVID-19, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thonë se ata me virus tregojnë tre simptoma kryesore:

Ethe
Vështirësi në frymëmarrje
Kolle e thate

Por sipas OBSH-së , disa simptoma më pak të zakonshme të koronavirusit janë: bllokim të hundës, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti ose diarre.

Dallimi kryesor që bie në sy midis simptomave të koronavirusit dhe atyre të alergjive sezonale?

Koronavirusi mund të shkaktojë ethe; ndërsa alergjitë jo. “Të prekurit me COVID-19, zakonisht kanë ethe me kollitje dhe gulçim, kështu që ethet janë tregues i madh.

“Një dallim tjetër i madh është se alergjitë do të vijnë gjithashtu me një farë niveli të kruajtjes, ndërsa koronavirusi jo. Derisa teshtitja mund të ndodhë në të dyja rastet, personat me alergji shpesh vuajnë më shumë nga problemet e hundës. Me alergji, njerëzit shpesh kanë teshtima shumë të shpeshta. Njerëzit me koronavirus, kanë teshtimë më të kontrolluar dhe shumë të rrallë”, thotë Dr. Goldstein.

Cilat janë ndryshimet e tjera midis alergjive dhe koronavirusit?

Ajo që e bën diferencën në mes të koronavirusit dhe alergjisë, është padyshim forma e përhapjes, Derisa Covid 19 po shpërdahet nga njeriu në njeri, tek alergjitë nuk ndodhë kjo.

Dr. Goldstein gjithashtu shton se të sëmurët nga alergjia janë të njohur me simptomat e tyre, derisa të prekuit me koronavirus mund të kenë simptoma krejtësisht të ndryshme, madje edhe pjestarët e një familjeje, mund të përjetojnë sëmundjen në forma të ndryshme.

Burimi: Health