Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca pritet të miratohet për herë të parë në Britani ditën e nesërme.

Mësohet se vaksinimi do të nisë duke filluar nga 4 janari, sipas planit që ka hartuar qeveria. Shefi i AstraZeneca, Pascal, Soriot ka zbuluar se vaksina është më efektive nga sa mendohej pas analizës së kryer për herë të dytë.

Në intervistën për Sunday Times ai shprehu besimin se shkencëtarët e Oxford kanë gjetur formulën e cila aplikohet në dy doza të vaksinës. Do jenë dy milionë britanikë të cilët do të vaksinohen pas dy javësh me AstraZeneca dhe vaksinën e miratuar më herët, Pfizer.

Për shkak të miratimit të vaksinës AstraZeneca, Britania pritet ti japë fund njëherë e mirë bllokimeve nga koronavirusi duke filluar nga muaji shkurt. Qeveria ka njoftuar se do të vaksinohen 12-15 milionë njerëz në total.

Vaksina AstraZeneca është më e thjeshtë për tu administruar pasi mund të ruhet në temperatura frigoriferike të thjeshta, në krahasim me minus 70 gradë që kërkon vaksina e Pfizer.

Britania ka porositur 100 milion doza të vaksinës AstraZeneca dhe 40 milion vaksina të Pfizer.

Burimi: Metro