Nesër pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që deputetët të votpjnë buxhetin e vitit 2021. 

Lidhur me mbledhjen e nesërme ka raguar në rrjetin social Facebook, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Seanca e nesërme pa marrë parasysh rëndësinë e saj është një paradoks në vete. Shtrohet pyetja si Kuvend a jemi apo nuk jemi legjitim nesër? A është e obligueshme zbatueshmëria e marrëveshjes ndërkombëtare që do ta votojmë nesër? Nëse jemi legjitim dhe kemi drejt të marrim vendime nesër ku qëndron logjika që Gjykata Kushtetuese ta çoj vendin në zgjedhje?”, ka shkruar Musliu. /femmagazine.3klikanet.local