Në Britaninë e Madhe kanë filluar provat klinike të një ilaçi të ri të bazuar në antitrupa kundër koronavirusit.

Testimi i tij po zhvillohet nga University College London Hospitals, the National Health Service Trust (UCLH) dhe AstraZeneca dhe mund ky ilaç mund të parandalojë që një person, i cili ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit të zhvillojë sëmundjen.

Nga studimi i deritanishëm imuniteti i këtij ilaçi mund të zgjasë midis gjashtë dhe 12 muaj.

Ilaçi i ri mund të sigurojë zhvillimin e menjëhershëm të imunitetit ndaj virusit dhe të përdoret si terapi urgjence në pacientët e spitalit dhe në azile.

Ky ilaç mund të jetë gati në muajin prill ose maj. Ndërkohë Britania ka nisur testimin kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Burimi: BBC/TP