Edhe një deputete e Kuvendit të Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka ditur se është infektuar me me virusin korona.

Musliu-Shoshi, tutuje ka shtuar se do të qëndrojë në izolim për dy javë.

“Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale”, ka shkruar deputetja e PDK-së./femmagazine.3klikanet.local