Lajmet se këngëtari i njohur, Bujar Qamili, është infektuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore u raportua në media të ndryshme shqiptare. 

Por, Ramazan Çeka, mik i mirë i këngëtarit tha për emisionin “Shqipëria live” se Bujar Qamili, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Para ca ditëve shkoi në Itali për rinovim dokumentash. Atje pati një problem me veshkat, u shtrua në spital, ku mori mjekimin e duhur.”
Ramazan Çeka, tuitje shtoi se këngëtari tashmë  është në gjendje stabile.
Tutuje, Çeka, bëri të ditur se Bujar Qamili është duke përgatitur disa këngë, të cilat ka si synim t’i publikojë për festat e fundvitit, por sipas tij kjo varet nga raporti i mjekëve për shëndetin e tij./femmagazine.3klikanet.local