Singapori ka konfirmuar rastin e tij të parë të variantit të ri të koronavirusit, i cili është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Mutacioni i ri deri më tani është gjetur në Holandë, Belgjikë, Afrikë të Jugut, Itali, Ukrainë, Australi dhe Singapor.
Ekspertët kanë frikë se mutacioni i ri mund të përhapet edhe në vendet e tjera aziatike. Ndërkohë pyetja nëse do të ketë kufizime midis vendeve, si në Evropë, me përhapjen e mutacionit në Azi ende nuk ka një përgjigje.
Catherine Smallëood, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që punon në Evropë, njoftoi se i njëjti koronavirus i mutuar në Mbretërinë e Bashkuar u gjet në nëntë raste në Danimarkë dhe një rast në Austri dhe Holandë.
Burimi: Reuters