Duket se HBO Max po punon për të risjellë “Sex and the City”. Lajmi është i mirë për të gjithë fansat e serialit.

Platforma e famshme e filmave me sa duket është afër një marrëveshje me yjet origjinalë Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon për të rikthyer përsëritur rolet e tyre si Carrie, Charlotte dhe Miranda. Por sipas “Page Six”, që dha i pari edhe lajmin, Kim Cattrall nuk do të kthehej si Samantha.

Megjithatë ky lajm nuk është aq i papritur. Ishte viti 2017 kur ajo zbuloi se nuk kishte qenë kurrë shoqr me bashkëprotagonistet e serialit dhe i konsiderojë marrëdhëniet me to si toksike. Historia vazhdoi kur Sarah Jessica Parker e ngushëlloi Kim-in pas vdekjes së vëllait, por Kim e akuzoi si shfrytëzuese të dhimbjes së saj.

Kim ka qenë deri tani arsyeja përse seriali nuk është rikthyer.