Harry dhe Meghan kanë bërë publike kartolinën e festave të fundvitit, përmes së cilës kanë uruar miqtë realë dhe ata virtualë.

Ata shfaqen të tre në një kënd relaksi, në kopshtin e shtëpisë, me djalin që qenka bërë kokëkuq si Harry dhe me dy qentë e tyre. Imazhi që kanë zgjedhur është një pikturë e një prej fotove të të treve bashkë që mendohet se e ka shkrepur Doria, mamaja e Meghan që prej kohësh po jeton me ta në Kaliforni dhe po kujdeset për nipin.

“Ju urojmë Krishtlindje të gëzuara dhe një vit të lumtur”, shkruhet mbi kartolinë.

Burimi: Vanity Fair