Kanë kaluar gati tre muaj që kur Chrissy Teigen ndau me ndjekësit e saj, lajmin për humbjen e dhimbshme të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Ndërsa Chrissy është duke u përpjekur të kalojë këtë ngjarje traumatizuese, kuptohet që ende ndikon tek ajo, siç dëshmohet nga postimi i saj i fundit në Instagram, në të cilin ajo tregon trupin e saj post shtatzënisë. Me këtë mesazh ajo bën me dije që nuk e ka të mundur të ketë një tjetër shtatzëni.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo pjesë e kësaj pasqyre më kujton se si mund të dukesha tani. Nuk kam asnjë ide pse e kam akoma këtë bark, por është frustruese. Gjithsesi, jam krenare se ku ky rrugëtim e çoi trupin dhe trurin tim. Unë dua shumë të jem shtatzënë dhe jam e trishtuar që s’do të mundem të jem më kurrë, por nga ana tjetër jam me fat për të vegjëlit e mi që rriten çdo ditë e më shumë.”

Chrissy së fundmi tregoi se ajo ishte duke ndjekur terapi. Në story-t e saj në Instagram dje, postoi një video me sy të përlotur pas seancës së saj të terapisë dhe shkroi – “Ky është si një filtër fytyre pas terapisë”.

Burimi: Class