Zyrtarët britanik, kanë konfrimuar se kanë identifikuar edhe një variant të ri te Covid 19, tek dy pacient që kishin ardhur nga Afrika e Jugut.

Prandaj është vendosur që me këtë vend të ndërpriten menjëherë udhëtimet.

Ky variant duket të jetë edhe më shqetësues, pasi që është më ngjitës se ai që u identifikua në Britani të Madhe, bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Matt Hancock.

“Personat mbartës të virusit, të cilët kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut javët e fundit dhe ata që kanë qenë në kontakt me ta janë vendosur në karantinë”, shtoi ai.

Zbulimi i këtij lloji të ri vjen vetëm disa ditë pas zbulimit të një varianti të ri të mëparshëm, për të cilin autoritetet shëndetësore thonë se është më ngjitës.

Ky mutacion, i cili përkon me një rritje të rasteve, çoi fundjavën e kaluar në bllokimin e Londrës dhe një pjese të Anglisë juglindore, si edhe pezullimin e lidhjeve midis BM-së dhe rreth 50 vendeve, përfshirë Francën, duke shkaktuar një paralizë të trafikut ndërkanalor.