Modelja britanike Stella Tennant ka vdekur në moshën 50 vjeç, kanë bërë të ditur familjarët e saj, raporton BBC, përcjellë Fem Magazinë

Ajo u bë e njohur në fillim të viteve 1990 në pasarela për disenjatorë si Karl Lagerfeld dhe Versace. Ajo ishte e pranishme edhe në kopertinat Vogue dhe Harper’s Bazaar.

Përmes njoftimit për vdjekjen, familja mes tjerash kanë shkruar “Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Ajo është humbje e madhe për ne”.

Sipas famijlarëve vdekja e saj ishte e papritur , derisa policia thanë se nuk kanë asnjë rrethanë të dyshimtë.

Tennant ka vdekur pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. /femmagazine.3klikanet.local