Janë bërë disa hulumtime interesante mbi marrëdhënien prind-fëmijë sipas gjinisë. Në një përmbledhje të tyre kanë rezultuar provat në lidhje me të që një vajzë ka nevojë nga babai i saj.

Leja për të qenë një fëmijë

Prindërit duhet të kenë kujdes mos të shkarkojnë tek fëmija pasiguritë e tyre psikologjike. Një studim me mbi 500 gra, të cilat tregojnë marrëdhënien me baballarët e tyre në fëmijëri,  përmendin procesin e ‘parentifikimit’, ku një fëmijë fillon të marrë përgjgësi që nuk i takojnë, si prsh plotësimin e nevojave psikologjike të prindërve të tyre. ‘Parentifikimi’ në fëmijëri ka lënë gjurmë tek këto gra, të cilat ndjejnë më pak kënaqësi dhe siguri në marrëdhëniet që krijojnë.

Ngrohtësi, pranim, disponueshmëri dhe ndikim pozitiv

Në një studim që krahasoi një grup vajzash adoleshente në depresion me një grup vajzash adoleshente kurrë të qeta, rezultatet theksuan rëndësinë e marrëdhënies babë-bijë dhe cilësinë e komunikimit në të. Vajzat që ishin diagnostikuar me depresion kishin më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të refuzuara dhe të neglizhuara nga babai i tyre dhe kishin një marrëdhënie të ftohtë me të. Për më tepër, ndërsa raportet e vetë baballarëve treguan se baballarët e vajzave adoleshente në depresion, nuk dukej se e kuptonin mungesën e ngrohtësisë dhe lidhjes prindërore nga vajzat e tyre – ndoshta për shkak të cilësisë së dobët të komunikimit.

Aktivitet i përbashkët fizik dhe aftësi të përgjithshme pozitive të prindërimit

Një grup baballarësh u trajnuan duke përdorur një program të quajtur ‘Dads and Daughters’ i cili u përqendrua në përmirësimin e aftësive të tyre themelore të prindërimit pozitiv, maksimizimin e investimeve të baballarëve në mirëqenien socio-emocionale të vajzave të tyre dhe angazhimin baballarë dhe vajza në lojëra aktive, bashkëpunuese, të lidhura me palestrën. Vajzat që morën pjesë në këtë grup trajnimi me baballarët e tyre përjetuan rritje më të mëdhe në aftësinë shoqërore-emocionale, aftësitë e vendimmarrjes, përgjegjësinë personale dhe në aftësitë e vetë-menaxhimit.

Afërsi, besueshmëri, dashamirësi dhe leje për autonomi

Gratë që kishin një çrregullim psikologjik, kishin më shumë të ngjarë ta përshkruanin babanë e tyre si më pak të kujdesshëm, jo të mirë dhe ndëshkues. Për gratë e diagnostikuara me një çrregullim të ngrënies, baballarët u përshkruan si shmangës, të largët dhe egoistë.

Për më tepër, gratë që e përshkruanin babanë e tyre si autoritar të rreptë, që nuk i përcillte dashuri kishin më shumë gjasa të përjetonin humbje oreksi, të shprehnin shqetësime në lidhje me pamjen e tyre fizike dhe të përjetonin më shumë depresion në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që raportuan të kishin baballarë relativisht të kujdesshëm.

Burimi: Class