Është votuar në Kuvend me 100 vota pro Evgjeni Bashari. Ajo do të jetë në krye të institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI)

Në garë për postin e rëndësishëm ishin vetëm 5 gra.

Ditën e hënë u zhvilluan seancat dëgjimore me kandidatët për në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).

E përzgjedhura Evgjeni Bashati e cila sot merr dhe konfirmimin për postin nga Kuvendi, do duhet të tregojë transparencë maksimale për të gjitha proceset e hetimit administrativ të interesave private të zyrtarëve dhe për evidentimin e parandalimin e konfliktit të interesave.

Evgjeni Bashari  do të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Zonja Bashari ka qenë deri më tani sekretare e ILDKPKI dhe mori mbështetje të plotë të Komisionit të Ligjeve.

Burimi: Tirana Post